02 Maj 2024

Ilaçe të reja për trajtimin e kancerit

Londër, 3 qershor - Mjekët në Britani kanë përshëndetur rezultatet nga testimi i disa ilaçeve të reja për trajtimin e kancerit. Kanali televiziv britanik, Sky News njofton se gjatë provave, procesi i njohur si imuno-terapia që përdor sistemin imunitar për të sulmuar qelizat kanceroze, ishte i efektshëm në zvoglimin e tumorit.

Gjatë një prove të drejtuar nga mjekët britanikë, procesi i njohur si imuno-terapia, i cili përdor sistemin imunitar të trupit të njeriut për të sulmuar qelizat kanceroze, ishte i efektshëm në më shumë se gjysmën e pacientëve me melanoma të avancuar që morën pjesë në provat klinike, duke parë një zvogëlim të tumorit ose vënie nën kontroll të kancerit, njofton Sky News.

Dr. Justin Stebbing, Profesor i Mjekësisë dhe Onkologjisë në Kolegjin Imperial në Londër, thotë se dhënia \"e ilaçeve të duhura, për njerëzit e duhur, në kohën e duhur\" mund të \"rrisë ndjeshëm nivelin e kurimit\".

Pam Smith, pjesëmarrëse në këtë studim, tha se tumori i saj u zvogëlua..

\"Nështator të vitit të kaluar tumori ishte nëntë milimetra dhe tani është zvogëluar në katër milimetra. Ndoshta ai do të jetë aty gjithmonë, por është zvogëluar\".
 
Megjithatë, drejtuesja e oraganizatës “2020health”, Julia Manning thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi qeveria \"nuk mund të përballojë koston e të gjitha këtyre ilaçeve\".
 
Ajo gjithashtu bëri thirrje për një debat publik mbi këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)