02 Maj 2024

IKSHP: Situata është në kontroll sa u përket Etheve Hemorragjike

Prishtinë, 21 qershor - Prej marsit 2013 e deri më sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 2551 pickime nga rriqrat, ku gjithsej janë sëmurë 13 persona me Ethe Hemorragjike Krime-Kongo në tërë Kosovën, prej të cilave 3 raste klinike në Komunat e Malishevës dhe 1 rast nga Komuna e Rahovecit kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si institucion referent i Ministrisë së Shëndetësisë po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike  në të gjitha vatrat e infeksionit, ku ekipet e epidemiologëve janë në vazhdimësi në terren dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe Rahovec po vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave Klinë, Skenderaj dhe Suharekë. 

Edhe sivjet që nga janari, Instituti Kombëtar është në kontakte të vazhdueshme me Komunën e Malishevës.

Në muajin shkurt, Drejtori i Institutit ka vizituar Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Isni Kilaj dhe janë dakorduar për masat e përbashkëta parandaluese, me përkushtim të veçantë në dezinsektimin selektiv të fshatrave të Malishevës. 

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në terren tërë kohën duke koordinuar aktivitetet e dezinsektimit selektiv në 4 komuna (Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë).

Edhe sivjet Instituti Kombëtar është përgatitur për tu përballur me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e Kosovës duke kryer këto aktivitete tashmë qe 12 vite në terren.

1. Deri sot, ekipet e Institutit Kombëtar kanë mbikëqyrë dhe hulumtuar të gjitha vatrat aktive ku ka pasur pickime të rriqrave dhe kanë mbajtur ligjërata në gjitha shkollat e Komunës së Malishevës dhe Rahovecit  duke bërë dezinsektimin në të gjitha hapësirat ku janë regjistruar pickimet nga rriqrat.

Sipas raporteve të Institutit nga Terreni i Malishevës, janë spërkatur kryesisht hapësirat publike dhe ku është shprehur vullneti nga pronarët dhe oborret e tyre, duke lënë material për ata që kanë dashur të spërkasin vet pronat e tyre. Me spërkatje janë mbuluar të zona të planifikuara. Spërkatja është bërë edhe në komunën e Rahovecit dhe po vazhdon ne Komunën e Suharekës dhe Klinës.

Në terren janë angazhuar 40 punëtor sezonal të mbuluar me rroga nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku Instituti Kombëtar i ka trajnuar dhe furnizuar me material të nevojshëm, veshmbathje dhe mjete pune të siguruara nga Ministri i Shëndetësisë me Fondion e Performancës.

3. Në aspektin e kompetencave të aktiviteteve të mbytjes së rriqrave, kjo veprimtari i takon Ministrisë së Bujqësisë, Agjesionit të Ushqimit dhe Veterinës dhe Komunës së Malishevës, por Instituti Kombëtar ka qenë vazhdimisht në terren në të gjitha aktivitetet parandaluese edhe në asgjësimin e rriqrave dhe do të jetë edhe sivjet për të bërë dezinfektimin dhe dezinsektimin e në komunën e Malishevës.

5. Duke qenë se asnjë institucion në botë nuk mund të mbuloj tërë territorin me preparate për dezinfektim, sepse sa kanë efekt pozitiv në mbytjen e rriqrave aq dëmtojnë rëndë të gjitha gjallesat e gjalla, njerëzit e bimët dhe tërë ekosistemin.

Andaj, Instituti Kombëtar bënë thirrje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton: a) të punohen të gjitha tokat e punueshme, b) të kositen të gjitha livadhet me kohë, c) të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, d) të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë, e) të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë.

Sa për ilustrim edhe në mënyrë hipotetike po të digjej e tërë toka e Malishevës dhe Rahovecit ku do të shkatërroheshin të gjithë njerëzit, kafshët dhe vegjetacioni, rriqrat do të mbijetojnë të vetmet! Dhe mos të krijohet imazh i rrejshëm se vetëm në Kosovë rriqrat pickojnë dhe njerëzit vdesin nga EHKK.

Aktualisht në botë, EHKK raportohen në: të gjitha shtetet e Afrikës, Ballkanit, Evropës Lindore, Lindjes së Afërt, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Azisë ku janë kufijtë e ekzistencës së rriqrës së quajtur Hyalomma. 

Aktivitetet e lartpërmendura janë të një niveli me të gjitha shtetet e zhvilluara dhe nuk ka asgjë mangut që Kosova nuk e ofron  në aspektin profesional dhe në rekomandimet e OBSh-së.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)