29 Prill 2024

IKSHP: Nga 1999 deri tash janë raportuar 1469 raste të Tularemisë

Prishtinë, 10 shkurt - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes së sëmundjes së Tularemisë qysh në shpërthimin e parë nga viti 1999/2000, kur edhe është zbuluar epidemia e parë e kësaj sëmundje me 247 raste të sëmurëve.

Pas kësaj sipas IKSHP-së në vitin 2001-2002 paraqitet epidemia e dytë me 327 raste të  të sëmurëve.

IKSHP ka bërë të ditur se në total nga viti 1999 - 10 shkurt 2015 janë raportuar 1469 raste të sëmundjes të cilat kryesisht kanë qenë sporadike.

\"Përndryshe, që nga viti 1999-2001, rastet e tularemisë janë regjistruar në tërë teritorin e Kosovës, dhe nga kjo periudhë, Kosova është zonë endemike me këtë sëmundje.\"

Nga 01 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 206 raste të Tularemisë (11.35 në 100.000 banorë). Ky numër, krahasuar me vitin 2013 (22 raste ose 1.2 në 100.000 banorë), tregon rritje të lartë të numrit të rasteve. Ky trend i rritjes, po vërehet edhe në janar të vitit 2015.
Deri sot nuk është raportuar asnjë rast vdekjeprurës në tularemi.

Gjatë analizës së të dhënave vërehet një  shtim i numrit  të rasteve me Tularemi gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, dhe vazhdon  në muajin janar 2015.

Sa i përket konfirmimit laboratorik të rasteve, në periudhën  tetor 2014 - janar 2015 në Departamentin e Mikrobiologjisë, IKSHPK janë testuar gjithsej 400 mostra dhe kanë rezultuar pozitive gjithsej 137 mostra ose 34.2 %.

Rastet  rezultuara pozitive me numër më të lartë, janë kryesisht të pjesës qendrore dhe lindore të Kosovës (rrafshi i Kosovës), ndërsa, në pjesët tjera regjistrohet numër më i ulët i rasteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)