05 Maj 2024

Hospitalizohen 391 pacientë si pasojë e sëmundjeve të mushkërive

Prishtinë, 18 nëntor - Nesër do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive- Kronike (SPOK).

Me këtë rast, mjekët e Klinikës së Pulmologjisë (Mushkërive) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)  në bashkëpunim me Shoqatën e Pulmologëve të Kosovës do të shënojnë këtë ditë.

Në Klinikën e Pulomologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin e kaluar  janë hospitalizuar 391 pacientë si pasojë e sëmundjeve pulmonare , përderisa sipas  Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  në botë  llogaritet se 50 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, kurse çdo vit  vdesin 3 milionë njerëz.

Në bazë të hulumtimeve shkencore, mendohet se  në vitin  2020 sëmundjet pulmonare do të jenë  shkaktari i tretë i vdekjeve  në botë.

Të mërkurën, nga ora 9:00, deri në 12:00,  në Sheshin “Nënë Tereza”, do të shpërndahen  broshura dhe fletëpalosje tjera që kanë për qëllim informimin e qytetarëve për këto sëmundje.

Po në këtë Shesh, do të hapet një pikë e improvizuar në të cilën qytetarëve do tu jepen informatat  rreth sëmundjeve pulmonare nga mjekët dhe infermierët e Klinikës së Pulmologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)