03 Maj 2024

Haxhiu kërkon ndërtimin e një qendre të re klinike univesitare

Prishtinë, 29 korrik - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu nuk do të ndalet deri sa ta bejë realitet idenë e ndërtimit të një qendre të re klinike univesitare të Kosovës.

Ai mendon se me jetësimin e kësaj qendre të re, QKUK-ja do t\'i shpëtonte kaosit.

“QKUK-ja është e ngulfatur dhe ka nevojë të ndërtohet një e re”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka mirëpritur këtë ide.

“Pas pyetjes sime parlamentare ministri Agani ka deklaruar se do t’i ndajë 30 milionë euro. Në bazë të informatave që kam, ministri është i interesuar të gjejë donacione për jetësimin e një ideje të tillë”, është shprehur Haxhiu në intervistën për “Epokën e re”.

Duke u ndërtuar një qendër e tillë QKUK-ja ekzistente duhet të shndërrohet në spital rajonal të Prishtinës, shprehet Haxhiu.

“Qendra aktuale Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kam propozuar që me ligj të jetë spital rajonal, sepse realisht është duke e ushtruar një funksion të tillë. Në QKUK qasja dhe kualiteti i shërbimeve i përkasin një spitali rajonal”, ka thënë Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)