02 Maj 2024

Haradinaj:Reforma rrënjësore në shëndetësi

Prishtinë, 21 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në tubimin tematik të mbajtur me temën "Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale" mes tjerash ka thënë se jo rastësisht e zgjodhëm që sot në vendin ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit të shpalosim Platformën e DREJTIMIT TË RI për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. 

"Kosova është vendi më i varfër dhe izoluar në Evropë. Kosova është një pacient i sëmurë!  Jo rrallë e kam thënë: kur një pacient shkon tek mjeku, ky i fundit para se të fillojë të mendojë për shërimin tënd do të mendojë në atë se a ke dhe sa ke para ta paguash", ka theksuar ai.


Sipas tij ky është realiteti sado që dhemb. Ashtu siç është e vërtetë kur shohim qytetarët tanë duke bredhur rrugëve apo kafeneve: pa punë, pa perspektivë, në periferi të ekzistencës së tyre jetësore. 

Aleanca me DREJTIMIN E RI që do t'i jep Kosovës e sheh si një prej detyrave të saj prioritare shëndetësinë dhe mirëqenien sociale - për të gjithë qytetarët tanë, të të gjitha shtresave.

Aleanca do ta adoptojë Ligjin e ri, që do të mundësojë: reformën rrënjësore në shëndetësi, decentralizimin e plotë të institucioneve publike shëndetësore, riorganizimin e QKUK-së, Spitalin Rajonal të Prishtinës dhe qendrën e re terciare shëndetësore!

Do të implementojmë plotësisht sigurimin shëndetësor për të gjithë qytetarët!

Deri në vitin 2018 buxheti për përkujdesje sociale do të dyfishohet!

Pensionet e të gjitha kategorive do të dyfishohen!

 
Ashtu siç baballarët tanë u Lidhën dhe Rilindën Kombin tanë me Lidhjen e Prizrenit sot DREJTIMI I RI do të Lidhë Aleancë me Qytetarin për t'ia përmirësuar jetën dhe mundësuar të ndihet i barabartë me kombe e shtete tjera të botës.

 
Kosovës, Aleanca dhe unë do i japim DREJTIM TË RI!

 
Dhe këtë ua thotë njeriu i cili në vendin e tij njihet si ai që e mban premtimin për fjalën e dhënë! Këso radhe ndjehem më i obliguar se kurrë më parë të premtoj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)