03 Maj 2024

Haradinaj: Sigurime, shërbim të shpejtë për shëndetësinë

Prishtinë, 15 maj - “Sistemi i shëndetësisë do të jetë krejt ndryshe. Do të fillojmë menjëherë me sigurime shëndetësore. Secili qytetar në nevojë do të marrë shërbim të shpejtë dhe kualitativ”, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën e sotme në Klinikën Gjermane të Syrit, në Prishtinë.

Kryetari i AAK-së ka vizituar këtë klinikë, për të parë nga afër një sektor në shëndetësinë kosovare, ku e ka përcjellë mesazhin e tij dhe ka shpalosur pjesë nga platforma e partisë, për zgjedhjet e ardhshme nacionale në vend.

Haradinaj, po ashtu, ka thënë se “spitalet tona nuk do të kundërmojnë më”, ngase Aleanca ka program, vizion dhe njerëz që do të jenë ilaçi i vërtetë për shëndetësinë e Kosovës.

“Ju nuk do të bredhni më, për t’u furnizuar me barna esenciale. As nuk do të bredhni rrugëve të botës për t’u shëruar”, ka thënë Haradinaj, në porosinë e tij për shëndetësinë dhe qytetarët e Kosovës, gjatë vizitës në Klinikën Gjermane të Syrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)