03 Maj 2024

Haradinaj: Kurrë më shumë se sot, nuk kemi qenë më afër fitores

Prishtinë, 22 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim me kandidatët e AAK-së për deputetë në Parlamentin e Kosovës, në zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit.

Kryetari Haradinaj ka thënë se AAK kurrë më parë nuk ka qenë më afër fitores dhe më e mobilizuar se sot. Ai ka potencuar sfidat, por edhe zhvillimin e Aleancës në krejt këto vitet e fundit.

 Haradinaj ka thënë se është në atë që mund të quhet traditë e AAK-së, dyfishimi i fuqisë elektorale, nga zgjedhjet në zgjedhje.

 
“Lista më e mirë në vend, lista e Aleancës dhe platforma Drejtim i Ri, do të jetë fituesja e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

 
Kreu i AAK, i nominuar për kryeministër të Kosovës, bashkë me urimin, kandidatëve të listës së AAK-së për deputetë ua ka përcjellë edhe porosinë shtatëpikëshe, që ka të bëjë me parimet e rrugëtimit aleancist drejt fitores të 8 Qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)