27 Prill 2024

Hapet Qendra për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 2 shkurt - Sot në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet hapja solemne e Qendrës për Shëndetin e Gruas,  e cila është mundësuar falë përkrahjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikës Obstetrike Gjinekologjike dhe Dartmouth-Hitchcock Foundation.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas, është iniciativë e fondacionit humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës  dhe fëmijës në Kosovë. 

Qendra do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre duke përfshirë mes tjerash,  përgatitjen për një shtatzënësi të shëndetshme, ecurinë e saj dhe procesin e lindjes, kujdesin ndaj foshnjës, rëndësinë e të ushqyerit me gji  dhe informacione të tjera për shëndetin riprodhues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)