27 Prill 2024

Hapet qendra këshilluese për shëndetin riprodhues të gruas

Prishtinë, 2 shkurt - Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” promovuan sot qendrën këshilluese për shëndetin riprodhues të gruas, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 4.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Arben Vitia tha se shëndeti i gruas, e sidomos shëndeti riprodhues i gruas është baza e një shoqërie të shëndoshë.

“Ne kemi një obligim qytetar dhe institucional që të reagojmë nga fillimi i jetës, jo vetëm me shërbime cilësore por edhe me procese edukative dhe promovuese të shëndetit në këtë drejtim, e të cilat do të ishin një shërbim i jashtëzakonshëm për qytetarët që edhe ata të marrin përgjegjësinë për shëndetin dhe të edukohen për shëndetin e tyre”, tha Vitia, i cili shtoi se një iniciativë e tillë do të ndërmerret edhe në qendrat e tjera.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e fondacionit “Aksioni për nënat dhe fëmijët”, Mrika Aliu tha se pret që ky projekt të tregojë rezultate për shkak se bazuar në hulumtimet e mëparshme, një qendër e tillë ka qenë shumë e nevojshme.

“Pritjet janë që kjo qendër të ketë sukses, të këtë vizitorë dhe pjesëmarrës varësisht prej orarit të ligjëratave që do të organizohen”, tha Aliu.

Kjo qendër është e hapur edhe për qiftet, pasi që dihet se gjatë periudhës së shtatzënisë, gruas i nevojitet përkrahja e partnerit.

Gjithashtu, në këtë aktivitet u shpërndanë edhe broshura që përfshinin informata bazike lidhur me përgatitjet për shtatzëni, mënyrën e shëndetit, kujdesin e shëndetit pas lindjes dhe të gjitha informatat e tjera të domosdoshme lidhur me shëndetin e gruas gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)