29 Prill 2024

Hapet konkursi për punësimin e mbi 60 specialistëve të mjekësisë

Prishtinë, 2 prill - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e 63 specialistëve në lëmi të ndryshme mjekësore në Kujdesin Dytësor dhe në Kujdesin Tretësor Shëndetësor, në kuadër të përpjekjeve  për qasje sa më të mirë të qytetarëve në shërbimet e ndryshme specialistike shëndetësore.

Me inkuadrimin në punë të këtij numri të specialistëve do të zbutet çështja e papunësisë së rëndë, të kuadrit mjekësor në vend dhe shënohet një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi deri në fund të këtij viti me miratimin e Ligjit të ri të Shëndetësisë.

Punësimi i specialistëve do të bëhet në QKUK, QKSUK, Qendrën Kombëtarë të Transfuzionit të Gjakut, IKSHP dhe në spitalet rajonale të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)