08 Maj 2024

Gratë deputet premtojnë mbështetje për Klinikën Gjinekologjike

Prishtinë, 7 mars - Grupi i grave deputete në përbërje të gjitha subjekteve politike, sot kanë vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, me ç’rast janë njoftuar  nga afër me punën,  sukseset, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet stafi shëndetësor dhe nënat që kryejnë lindjet në QKUK.

Dr. Myrvete Paçarada, Ud. Drejtoreshë e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, njoftoi gratë deputete se në vitin e kaluar në kuadër të klinikës  janë kryet 10.400 lindje, falë stafit  shëndetësorë i cili është i përgatitur për të kryer punën në mënyrë shumë profesionale.


“  Kemi qenë të mbingarkuar edhe me raste të komplikuara nga rajonet, por nuk kemi pasur asnjë vdekje dhe puna është kryer me sukses, është fat i madh që sivjet klinika është rinovuar dhe po rinovohet, e po ashtu kemi marrë disa donacione që kanë qenë të mirëseardhura”, njoftoi dr. Paçarada.

Ajo shtroi nevojën për buxhet shtesë për shëndetësi dhe Klinikën e Gjinekologjisë në veçanti, meqë vend ku fillon jeta.

 
Deputetja Teuta Sahatqiu, tha se  kanë ardhur të njihen nga afër me punën që bëhet në këtë klinikë dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet stafi, por njëkohësisht të ndajnë nga një dhuratë simbolike për nënat që ka lindur.  “ Ne vizituam nga afër edhe nënat të cilat ishin të lumtura që kishin lindur bebet e tyre, por dëgjuam edhe kërkesat e stafit për më shumë buxhet dhe përmirësim të kushteve të përgjithshme”, theksoi Znj. Sahatqiu.

 

 Deputetja Safete Hadërgjonaj, në cilësi të kryetares së komisionit për buxhet, tha se shëndetësia  gjithherë është trajtuar dhe do të trajtohet si prioritet në komisionin që ajo drejton.

 
Deputetja  Teuta Haxhiu, theksoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e disa nënave në lidhje me  pushimin e lehonisë  dhe se do të angazhohet që pushimi i lehonisë të mbetet ashtu si është, dymbëdhjetë muaj e mos të zvogëlohet për asnjë moment.

 
Në anën tjetër, deputetja  Donika Kadaj- Bujupi, tha se është shqetësues fakti se ka rënie të nataliteti në Kosovë dhe do të angazhohet që të ketë shtesa për  fëmijë, në mënyrë që mos të ketë rënie të natalitet.

 
Dr. Sueda Hoxha,  po ashtu shprehu shqetësimin e saj për rënie të nataliteti, duke sqaroi se nga viti 2003, deri tani ka pasur rënie të dukshme të natalitet.

 
Grupi i grave deputet vizituan disa nga nënat që sapo kishin lindur dhe dhuruan disa dhurata simbolike si shenjë e festës së 8 Marsit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)