03 Maj 2024

FSSHK përkrah punëtorët e shërbimit higjienik të QKUK-së

Prishtinë, 7 qershor - Me rastin e shprehjes së revoltës dhe kundërshtimit ndaj eksploatimit të djersës së punëtorëve të shërbimit higjienik të QKUK-së, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përkrah fuqishëm aksionin e sotëm sindikal të Seksionit Sindikal të higjienistëve të QKUK-së.

Blerim Syla kryetar i kësaj sindikate ka thënë së FSSHK-ja e konsideron si të drejtë dhe të ligjshëm reagimin e punëtorëve përmes protestës, sipas të cilës këta punëtorë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj padrejtësive që i bëhen tash e sa vjet.

"Ne konsiderojmë se, injorimi i kërkesave të tyre nga ana e menaxhmentit të QKUK-së vetëm sa e rëndon pozitën dhe vështirëson kushtet për zhvillimin e një dialogu të mirëfilltë social", ka theksuar Syla.

Privatizimi i këtij shërbimi sipas FSHSK-së nuk nënkupton skllavërimin e këtyre punëtorëve, andaj edhe pengimi i përfaqësuesve legjitim të Sindikatës së QKUK-së dhe punëtorëve të shërbimit higjienik e shpjegon më së miri tendencën që ky proces i privatizimit mos të ketë objekt vetëm shërbimin, por objekt i privatizimit të jenë vet punëtorët e këtij shërbimi.

"Në këtë mënyrë shprehet qartë edhe tendenca e përfitimeve materiale të individëve të caktuar, pasi që prania e përfaqësuesve sindikal e saboton planin qyqar që në kurriz të këtyre punëtorëve të skenarizohen dhe improvizohen malverzimet e ndryshme, që janë tipike për proceset e tenderimeve."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)