07 Maj 2024

Fshatrat e Rugovës, pa asnjë mjek

Pejë, 2 qershor - Ambulanta më e afërt për 1500 familje që jetojnë në bjeshkë te Rugoves, është 17 kilometra larg. Ndërkaq, nga qendra turistike e Bogës duhet të bëhen edhe 10 kilometra më shumë. Mungesën e mjekëve drejtori komunal për shëndetësi në Pejë, Petrit Loci, e arsyeton me mungesën e banorëve.

Ai i tha se edhe largësia në mes fshatarëve është shkak tjetër që nuk ka mjek. Mirëpo, sipas tij, gjatë sezonit veror ata do të mundohen të dërgojnë ekipe mjekësore në këto bjeshkë.

Për zgjidhjen e këtyre problemeve, rugovasit po shpresojnë se nuk do të varen më nga Peja. Këtë optimizëm ata e bazojnë në vendimin e qeverisë që Rugova të bëhet komunë në veti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)