01 Maj 2024

Fillon punën drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj

Prishtinë, 6 qershor - Sot, edhe zyrtarisht ka filluar punën drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)  dr. Curr Gjocaj.

 
Dr. Nijazi Gashi, drejtor i deritanishëm e QKUK-së,  ka bërë  dorëzimin  e detyrës, në prani të Bordit të SHSKUK-së dhe  Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

 
Prof. Dr.  Isuf Dedushaj, kryesues i Bordit Drejtues  të SHSKUK-së,  njoftoi se Bordi Drejtues i   SHSKUK-së,  nga dita e sotme ka bartur të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë  tek drejtori i ri i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, i cili është zgjedhur drejtor në konkursin e fundit publik.


“Me vendim të Qeverisë, bazuar në  Ligjin për Shëndetësi, është formuar Bordi i Shërbimit Spitalor Universitare të Kosovës, i cili direkt i jep llogari Qeverisë, përmes Ministrit të Shëndetësisë”, theksoi ai.

 
Ai falënderoi drejtorin e deritanishëm të QKUK-së, për punën, angazhimet dhe avancimet e bëra në QKUK, përderisa njoftoi se drejtori i ri i SHSKUK-së, do të ketë nën menaxhim klinikat e QKUK-së, Spitalet Rajonale dhe  tërë sistemin terciar shëndetësorë.


“ Do të  punojmë për realizim të reformës në shëndetësi dhe avancimet të shërbimeve shëndetësore si në sektorin dytësor dhe në atë terciar”, theksoi ai.

 
Dr. Nijazi Gashi, me rastin e dorëzimit të detyrës, njoftoi Bordin dhe Drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, për punët e realizuara deri tani.  “  Unë  do të ju dorëzoi me shkrim të gjitha punët e realizuara në këtë vit kalendarik dhe ato që janë në procedurë”, theksoi dr. Gashi.

 
Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së,  tha se  do të angazhohet maksimalisht në drejtim të avancimit të shërbimeve shëndetësore.  “  Do të angazhohemi dhe do të punojmë drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, angazhimi ynë do të jetë i përhershëm”, theksoi drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)