02 Maj 2024

Fillon kongresi i 2-të i Farmacistëve

Prishtinë, 23 maj - Shoqata Farmaceutike e Kosovës së bashku me Agjensionin e Kosovës për Produkte Medicinale dhe me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, organizon Kongresin e 2-të të Farmacistëve me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Tema qendrore e këtij kongresi do të jetë: \"Reformat në Sektorin Farmaceutik\" duke trajtuar në veçanti impaktin që do të këtë \"Ligji mbi Sigurimet Shëndetësore\" dhe \"Ligji mbi Produktet dhe Pajisje Medicinale\", që së fundi janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Detaje rreth ligjeve, me theks të veçantë reimbursimin e barnave, do te japin zyrtaret përgjegjës te Ministrisë të Shëndetësisë të Kosovës, Bankës Botërore si dhe mysafirët dhe ligjëruesit e ftuar të cilët do të ndajnë me ne eksperiencën e vendeve prej nga vijnë.

Aprovimi i këtyre ligjeve do të reformoj në tërësi sistemin shëndetësorë si dhe do të ndikoj drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës por edhe në punën e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve shëndetësore.

Kongresi i hap punimet të premten,  në ora 10:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)