06 Maj 2024

Fillon “Java e dytë Shëndetësore Kosovë -Turqi”

Prishtinë, 4 maj - Prej sotnë Kosovë do të mbahet “Java e dytë Shëndetësore Kosovë-Turqi”, ku ekspertët  kosovarë së bashku me ekspertët nga Turqia do të kryejnë procedura të ndryshme diagnostiko dhe terapeutike në lëmitë: Kardiokirurgji, Kardiologji invazive, Gjinekologji, Kirurgji plastike, ORL, Gastroenterologji, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e djegieve.

Hapja e kësaj jave, do të bëhet sot në ora 11:00 me një prezantim para mediave të ekipeve nga Turqia e Kosova, në Drejtorinë e QKUK-sëm ku të pranishëm do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, krerët e QKUK-së dhe autoritete të tjera shëndetësore nga Kosova e Turqia.

Gjatë  javës së parë shëndetësore Kosovë-Turqi, e cila ishte  organizuar në shtator të vitit të kaluar ishin kryer

127 kontrollime mjekësore, 139 konsultime, 50 operacione, 14 angiografi, 12 vendosje të stentave, 4 ERCP, 5 endoskopi, 20 ultrazë  dhe ishin mbajtur 11 seminare.

Pas realizimit të javës së parë të përbashkët shëndetësore, filloi faza e dytë e implementimit të Marrëveshjes ndërmjet MSH së  Republikës së Turqisë dhe MSH së Republikës së Kosovës për edukimin e stafit mjekësor.

Për këtë vit është paraparë edukimi i 40 profesionistëve shëndetësor nga lëmitë e ndryshme mjekësore. 

Grupi i parë i mjekëve nga  Kosova në muajin shkurt  ka qëndruar  në edukim njëmujor në Turqi, ndërsa momentalisht atje gjendet grupi i dytë.  Grupi i tretë do të shkoj në fund të majit, kurse grupi i fundit në shtator të këtij viti.

Të gjitha shpenzimet e këtij programi barten nga MSH së Republikës së Turqisë nëpërmjet agjensionit TIKA.

Paralelisht  me këtë,  kah fundi i majit do të filloj zbatimi i projektit të Kujdesit Intensiv Qendror me 27 shtretër në hapësirat e QKUK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)