02 Maj 2024

Fillon “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Prishtinë, 5 qershor - Pas nje ngjarje të suksesshme vitin e kaluar, organizohet ngjarja “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” edhe këtë vit, duke filluar nga nesër, 5 qershor 2015. 

Nisja bëhet sot nga Zyret Qendrore të EULEX në Prishtinë (rruga Luan Haradinaj) në ora 7:00 në mëngjes.

Këtë vit grupi i rreth 20 çiklistëve do të udhëtojnë përreth Kosovës më datat 5, 6 dhe 7 qershor në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë.

Çiklistët do të nisen nga Prishtina për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenice dhe kthehen me datën 7 qershor përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar (pranë stadiumit të futbollit në Prishtinë) në ora 1800.

Kjo ngjarje është ngjarje bamirëse në ngritje të fondeve për fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,” në përkrahje të programeve furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për shpëtimin e foshnjeve. 

\"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan.

Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera). 

Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe përkrahet fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop dhe Pilot Bike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)