02 Maj 2024

Fillojnë renovimet në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinës

Prishtinë, 1 dhjetor - Komuna e Prishtinës njofton banorët e saj se gjatë muajit dhjetor do të fillojnë punimet për renovimin e disa prej Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës.

Renovimet do të fillojnë në qendrat: Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit dhe Qendrën stomatologjike

Renovimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 muaj, ndërsa gjatë kësaj kohe shërbimet për pacientë nëpër këto qendra nuk do të ofrohen me kapacitetin maksimal.

Duke qenë se këto renovime kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, ju kërkojmë mirëkuptim gjatë kësaj periudhe, deri në përfundimin e renovimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)