02 Maj 2024

FAO paralajmëron përhapjen e gripit të shpendëve

Romë, 25 nëntor - Organizata për ushqimin dhe bujqësinë (FAO) si dhe Zyra Ndërkombëtare Epizotike paralajmëruan të martën se tipi i ri i gripit të shpendëve në Europë përbën një kërcënim të rëndë ndaj shpendëve shtëpiakë, sidomos në vendet rreth Detit Kaspik dhe bregut lindor të Oqeanit Atlantik, përgjatë rrugës së migrimit të tyre.

Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe kanë konfirmuar se gripi i përhapur në fermat e shpendëve është shkaktuar nga virusi H5N8. Qeveria gjermane njofton për zbulimin e të njejtit virus te shpendët e egër .

Sipas FAO-s përhapja e shpejtë e virusit do të ndikojë negativisht në ekonominë dhe tregtinë e këtyre vendeve, ndaj ato duhet të shtojnë vigjilencën dhe masat në drejtim të shtimit të sigurisë biologjike dhe identifikimit sa më herët të virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)