Europa ndihmon me 450 milion dollarë vendet e prekura nga Ebola

Bruksel, 11 korrik - Europa është zotuar për të ndihmuar vendet e prekura nga virusi i Ebolas me 450 milion dollarë.
Dy raste të reja me virusin Ebola janë regjistruar në kryeqytetin e Siera Leones, Fritaun, edhe pse është menduar se qyteti është pastruar nga sëmundja.
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se ka frikë për infeksione të mëtejshme, pasi rastet e reja janë shënuar në një zonë të varfër dhe me popullsi të dendur.
Qendra Kombëtare për Përgjigje ndaj Ebolës ka thënë se është e shqetësuar sepse të gjitha objektet e izolimit në Fritaun janë mbyllur.
Afrika Perëndimore po rimëkëmbet nga shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës në histori. Mbi 11, 000 njerëz kanë vdekur qysh nga dhjetori i vitit 2013.