03 Maj 2024

EULEX-i heton QKUK-në

Prishtinë, 17 qershor - Hetuesit e EULEX-it shumë shpejt do të zbarkojnë në QKUK. Tenderi 3 milionësh për pastrimin e hapësirave të kësaj qendre është bërë shkas që zyrtarët e misionit ndërkombëtar për rend dhe ligj të vizitojnë këtë ambient.

Gazeta ka mësuar për kurdisje të tenderit dhe favorizim të kompanive të caktuara dyshohet Zeqir Fetoshi, ekspert shqyrtues në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Gazemend Rushiti, menaxher i prokurimit në QKUK, Arben Kutllovci, shef i Qendrës Radialogjike dhe anëtar i komisionit, Besnik Cenaj, zyrtar i prokurimit dhe Adem Llumnica, shef i Shërbimeve të Ushqimit dhe anëtar i komisionit, shkruan Bota sot.

EULEX ka filluar t’i hetojë këta zyrtarë pas ankesës dhe kërkesës së kompanisë Krasniqi, e cila është eliminuar nga gara, por që pretendon se gjithçka ka qenë e montuar ndaj saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)