29 Prill 2024

Emiratet Arabe interesohen për investime në shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpuntorë, priti sot përfaqësuesin e Khalifa Foundation nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Youssif Ibrahim AlHosany.

Në takim u bisedua për mundësinë e mbështetjes nga ana e EBA-së të projekteve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Agani, pasi informoi mysafirin për punën që është bërë në shëndetësi, që nga pas lufta e deri në pavarësinë e vendit, e në veçanti prej pavarësisë e këtej, theksoi se  Kosova ka nevojë për ndihmën e miqve të saj në mbështetje në fushën e shëndetësisë.

Ndihmat do të ishin të mirëseardhura, potencoi Ministri, duke përmendur fushat ku mund të intervenohet me investime nga kjo organizatë arabe siç janë kirurgjia e fëmijëve, ortopedia dhe endoskopia,  e gjithashtu edhe në Spitalin e Vushtrrisë që mban emrin e princit të EBA-së, “Sheik Al Zayed”.

Z. Youssif Ibrahim AlHosany, falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën. Ai theksoi se ka ardhur të shohë  projektet dhe mundësitë e realizimit të tyre në sektorin shëndetësor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)