05 Maj 2024

Emigrantët afrikanë kërcënojnë Maqedoninë nga Ebola

Shkup, 18 gusht - Emigrantët e shteteve afrikane dhe aziatike, janë kthyer në një kërcënim për Maqedoninë përsa i përket përhapjes së virusit vdekjeprurës Ebola.

Ministria e Punëve të Brendshme  ka theksuar se po vijon ndalimin e emigrantëve të huaj nga shtetet që janë rrezik potencial për virusin.

Problematike  janë bërë fshatrat kufitare të Kumanovës, sidomos fshati Llojan në kufi me Luginën e Preshevës, ku emigrantët afrikanë e shfrytëzojnë këtë zonë si pikë qëndrimi transitor, duke qëndruar me ditë të tëra atje.

Banorët e zonës kanë kërkuar nga policia që të pastrojë vendin nga emigrantët që janë rrezik potencial për shpërndarjen e virusit.

MPB po punon në zbulimin dhe deportimin e emigrantëve. Vetëm gjatë javës që shkoi  u ndaluan 20 emigrantë të huaj, prej të cilëve 15 nga Siria, 4 nga Nigeria dhe Irani si dhe një nga Palestina, të cilët kishin hyrë në vend përmes Greqisë.

Emigrantët u kapën në autostradën në pikën kufitare me Greqinë në drejtim të Kumanovës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kenia është në rrezik të madh nga Ebola për shkak se shfrytëzohet si vend transit në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)