29 Prill 2024

Edhet Krime - Kongo në Kosovë, Shqipëri, Greqi dhe Turqi

Prishtinë, 1 gusht - Ethet Krime Kongo janë të përhapura në një pjesë të Afrikës, Azi dhe në Evropën Juglindore. Shfaqja e kësaj sëmundje infektive në Evropën Juglindore është regjistruar në Kosovë, Shqipëri, Greqi dhe Turqi.

Sidoqoftë, kjo nuk paraqet ndonjë rrezik të madh infeksioni për turistët që vizitojnë këto vende, shkruan gazeta austriake Der Standard.

Në vitet 40-ta të shekullit të kaluar në Gadishullin ukrainas Krime është shfaqur për herë të parë sëmundja me simptoma të etheve, dhimbjes së kokës dhe indeve, skuqjes së syve, vjelljes dhe gjakderdhjes, që në gjuhën mjekësore quhet “hemorragji”.

Sëmundja infektive e shfaqur si rezultat i pickimit të rriqrave, mori emrin “Ethet Krime – Kongo” në mes të viteve 50-ta, të shekullit të kaluar, kur u shfaq për herë të parë në Kongo, ndërsa në gjakun e njeriut u izolua virusi infektiv.

Zonat ku kjo sëmundje është më e përhapur janë para se gjithash Afrika, Azia Lindja e Afërt dhe e mesme, por gjithashtu edhe Evropa Juglindore. Shfaqje të kësaj sëmundje infektive janë regjistruar në Kosovë, Shqipëri, Greqi dhe Turqi.

Virusi nuk është i përhapur në Austri dhe Gjermani, shkruan gazeta Standard, duke cituar ekspertin vjenez të sëmundjeve tropikale Marton Szell:

”Tek ethet Krime - Kongo bëhet fjalë për një sëmundje infektive karakteristike për kafshët, e cila kryesisht prek lopët dhe delet, por edhe disa lloje zogjsh, ndërkaq virusi përhapet përmes një lloji special të rriqrave, që nuk është i pranishëm në Evropën Qendrore”, citohet mjeku austriak Szell, i cili thotë se pickimi tek njerëzit nga rriqra të tillë është i rastësishëm.

”Duke qenë se ky lloj rriqrash pickon kafshët, ekziston edhe mundësia e bartjes së infeksionit tek njeriu përmes kontaktit me gjakun dhe mishin e infektuar të kafshës. E vetmja mbrojtje thotë mjeku austriak është dez-insektimi i rajonit ku ata janë të përhapur, lyerja me preparate kundër rriqrave dhe kujdesi i shtuar. Mundësi tjera të mbrojtjes nuk ka ashtu siç nuk ka mundësi as të vaksinimit kundër kësaj sëmundje deri më sot”, konkludon mjeku austriak Marton Szell, transmeton gazeta austriake Der Standard.

”Ndërmjet infektimit dhe shpërthimit të sëmundjes është një periudhë kohore 14 ditësh. Me paraqitjen e simptomave të para, që janë shfaqja e pigmenteve të kuqe në lëkurë, pacienti duhet të lajmërohet menjëherë te mjeku i sëmundjeve infektive, pasi sëmundja është vdekjeprurëse”, rekomandon mjekun austriak i sëmundjeve infektive, Marton Szell. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)