03 Maj 2024

Dogana konfiskon 25.000 euro medikamente kontrabandë

Prishtinë, 28 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor gjatë kontrollimit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari” kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të barnave rreth 1400 paketime.

Oficerët doganor kanë filluar të kontrollojnë udhëtarët e fluturimit Stamboll – Prishtinë duke profiluar riskun dhe selektuar udhëtarët për kontroll detaje. Oficerët doganor kanë vërejtur se njëri prej udhëtarëve ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor duke vazhduar për në tualetet e Aeroportit së bashku me bagazhin e tij.

Ky person menjëherë është vënë nën mbikëqyrje dhe të gjitha veprimet e tij janë përcjellur nga oficerët doganor, udhëtar i dyshimtë ka braktisur bagazhin dhe është drejtuar për në dalje pa valixhet e tij. Oficerët doganor e kanë ndaluar ku edhe pas hetimeve fillestare personi ka pranuar se ka braktisur valixhet  në të cilat kishte sasi të konsiderueshme të barnave. Personi i ndaluar është shtetas kosovar me iniciale A.T.

Mallrat e konfiskuara janë të llojeve të ndryshme si në vijim: Adrimisin 50mg 65 pako; Pirucin 50mg/25ml 100 pako; Sintopizid 100mg/5ml 100 pako; Cyclo-Progynola 100 pako dhe Cialis 20mg 1000 pako

Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 25000 euro, kurse pas konsultimeve me prokurorinë është vendosur që të procedohet kundërvajtja nga Dogana e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)