04 Maj 2024

Ditën e Shëndetit Primar - ndihma e shpejtë dhe vetëdijesimi qytetarëve

Prishtinë, 21 qershor  - Me rastin e shënimit të ditës së Kujdesit Primar të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente në mbështetje nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Kryqin e Kuq,  ka organizuar një ushtrim me raste të inskenuara të një aksidenti të trafikut dhe të një arresti kardiak.

Përveç shënimit të ditës së Kujdesit Primar të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte edhe sensibilizimi i qytetarëve për rreziqet dhe parandalimet e aksidenteve të trafikut dhe punën e cila kryhet në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.

Gjithashtu mjekë nga Qendra Klinike Mjekësore Familjare në Prishtinë kanë bërë matjen e tensionit arterial dhe të glukozës të shumë qytetarëve të rastit, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Këto ushtrime janë organizuar në Parkun e Gërmisë gjatë ditës së sotme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)