02 Maj 2024

Diskutohet statuti i Odave të Profesionistëve mjekësore

Prishtinë, 25 qershor - Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e  cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe të krijimit të kushteve sa me të mira për profesionistët mjekësor dhe për qytetarët e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë  organizoi  punëtorinë një ditore për diskutimin e statutit të Odave të Profesionistëve mjekësore.

Ne këtë punëtori përveç këshillit profesional, këshillit organizativ dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, punëtorinë e nderuan edhe përfaqësuesit  e Odës se Mjekëve të Gjermanisë z. Ramin Parsi dhe Domen Podner.

Përfaqësuesi i kabinetit te ministrit z. Abdullah Klinaku , në hapje të kësaj punëtorie tha se ky është një rast shumë i mirë që Kosova të ketë Odat e Profesionistëve mjekësor, si dhe është nder për ne pjesëmarrja e përfaqësuesve të odës se mjekëve të Gjermanisë të cilët do na ndihmojnë me komentet e tyre rreth këtyre statuseve.

“Jam i kënaqur që bashkë me kolegët e mi jemi në Prishtinë duke ju përcjell përshëndetjet e mjekëve gjerman, është impersionuese ajo që shohim këtu. Po ashtu është me rëndësi themelimi i odave,e që është bazament i fortë që lidhët mes mjekëve dhe qytetarëve. Ne e dimë që mjekët kanë bërë shumë në pjesën e vet të kontratës, andaj ne e shohim duke ecur me sukses ketë proces”, tha Dr. Ramin Parsi.

Duke rikujtuar faktin se ligji për Odat është aprovuar, Dr. Hysni Bajrami para të pranishëmve prezantoi draft-statutin  si dhe Draft- Kodin electoral, për zgjedhjet e Kuvendit të Odave.

Punëtoria vazhdoi me diskutimet rreth draft statutit te përkohshëm të mjekëve, të odës së infermierëve, mamive dhe teknikëve tjerë, statuti i odës së stomatologëve, i odës farmaceutike.

Po ashtu u diskutua edhe krijimi i odës së fizioterapeutve që ishte propozim i komisionit parlamentar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)