27 Prill 2024

“Dhuro gjak, shpëto jetë”

Prishtinë, 13 maj - Me rastin e “Ditës së infermierisë”, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan një aksion vullnetar me moto “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Gjithashtu, me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribut jetësor 14 infermiereve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të moshave mbi 70 vjet.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një fjalë rasti foli për rëndësinë e profesionit të infermieres si dhe rolin dhe kontributin që ato kanë dhënë gjatë këtyre viteve, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, i falënderoi infermieret për punën dhe shembullin që ato kanë dhënë për gjeneratat e reja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)