02 Maj 2024

Dhoma e gjumit shkakton alergjinë brenda në shtëpi

Londër, 29 prill - Dhoma e gjumit është një vend për pushim dhe çlodhje, por kërkimet e reja sugjerojnë se ajo mund të jetë dhoma më e papastër në shtëpi.

Një studim me 2000 britanikë tregoi se 34% e tyre teshtijnë më tepër në dhomën e gjumit, ndërsa 33% thonë se dhoma e ndenjies është dhoma kryesore që shkakton alergji dhe vetëm 18% i kap alergjia kur janë në kuzhinë.

Në fakt dhomat britanike janë aq të pista, saqë 34% e britanikëve thonë se dhoma e tyre e gjumit është vendi ku ata shfaqin më tepër simptoma alergjie.

Londra është qyteti më i ndotur në vend, qyteti ku 12% e njerëzve i ndërrojnë çarçafët e dhomës së gjumit çdo dy muaj.

Studimi i bërë nga “Samsung Electronics” tregoi se alergjitë më të shumta brenda shtëpisë shkaktohen nga papastërtia, pluhuri, qimet e kafshëve shtëpiake dhe balta.

Këto alergji bëjnë që 78% e njerëzve të fillojnë të teshtinë, 73% të kenë skuqje sysh dhe 25% të zhvillojnë probleme të lëkurës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)