02 Maj 2024

"Der Spiegel" investigon në Kosovë për tregëtinë e organeve

Prishtinë, 31 korrik - Hetuesit e BE-së po ndjekin gjurmët e tregtarëve të organeve me aktivitet global. Rasti i një fabrikanti gjerman dhe i një emigranteje ruse, tregon se si të sëmurët e pasur zgjasin jetën në kurriz të të varfërve.

Sipas News 24 autorët gjermanë Arndt Ginzel, Martin Kruashaar, Steffen Winter kanë botuar në numrin e së Hënës të revistës javore gjermane "Der Spiegel" një artikull të zgjeruar për tregtinë ilegale të organeve me fokus klinikën mjekësore "Medicus" në Kosovë.

Autorët gjermanë kanë arritur të bisedojnë me një person të prekur. Ajo është Vera Shevdko, e cila ka rrëfyer për Spiegelin. Ja si shkruajnë autorët gjermanë për tregtinë me organet:

"...Në tregtinë ilegale me organe bandat kriminale e kanë më të lehtë, sepse ka shumë njerëz si Vera Shevdko, që janë të varfër dhe të paditur dhe që janë gati të shesin pjesë të trupit të tyre për disa mijëra euro.

Është në natyrën e tregtarëve të organeve, të kirurgëve të tyre dhe kontrabandistëve, që ta ofrojnë modelin e tyre të biznesit në fshehtësi. Vetëm rrallë herë makinacionet e tyre bëhen të ditura, dhe në raste edhe më të rralla ato ndëshkohen. Në rastin e klinikës Medicus në Prishtinë rrjeti kriminal është i dokumentuar mirë.

Prokurori Jonathan Ratel flet për Spiegelin.

Prokurori Jonathan Ratel erdhi në vitin 2010 në Kosovë, për të ndihmuar në kuadër të misionit të BE-së EULEX për ndërtimin e një sistemi konstitucional. Dhe nuk zgjati shumë kohë, derisa kanadezi nisi të merrej me veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve të organeve nga Klinika Medicus.

Jonathan Ratel, 51 vjeç, është i bindur se në spitalin me pronar gjerman transplantuesit e paskrupull kanë marrë 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë.

Ndërmjetësuesi ishte nga Izraeli, blerësit e organeve nga e gjithë bota, kirurgu nga Turqia, në shtyp ai njihet si "dr. Frankenstein".

Dhuruesit e veshkave, nëse mund të quhen "dhurues", vijnë nga Stambolli, nga Kisinau në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael. Sistemi ka mundur të funksionojë, thotë Ratel, sepse mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës i kanë mbuluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)