06 Maj 2024

Dënohet sulmi fizik ndaj mjekut dr. Halit Gerbeshi

Prishtinë, 16 korrik - Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sot ka pranuar informatën nga Spitali i Ferizajt, se dje është sulmuar fizikisht Dr. Halit Gërbeshi, ortoped.

Sipas informatës së Spitalit të Ferziajt,  doktori në fjalë është sulmuar fizikisht në Repartin e emergjencës dhe ka marrë lëndime trupore.

I lartpërmenduri është sulmuar nga një  pacient i cili ka kërkuar  të ekzaminohet si rast emergjent, edhe pse në fakt ishte për trajtim jo emergjent. 

I njëjti pacient, një ditë me herët ka qenë në emergjencë të Spitalit të Ferizajt dhe i janë  bërë të gjitha trajtimet e duhura mjekësore dhe është lëshur për shtëpi.

Përkundër  faktit se ai kishte marrë ndihmën emergjente një ditë më parë,  ai të nesërmen sulmoi fizikisht Dr. Gërbeshin, duke i shkaktuar  lëndime serioze në hundë, fytyrë, qafë dhe gjymtyrë tjera.

Në shenjë të pakënaqësisë ndaj këtij sulmi, sot punëtorët e Spitalit të Ferizajt kanë protestuar për rreth gjysmë ore, duke shprehur indinjatën dhe revoltën e tyre kundër dhunës ndaj mantelbardhëve.

Drejtoria e SHSKUK, dënon ashpër këtë sulm ndaj doktorit në fjalë dhe kërkon nga organet e  drejtësisë që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)