03 Maj 2024

Çokollata e zezë parandalon infarktin

Stamboll, 2 qershor - Një studim australian konfirmoi të mirat e konsumimit të rregullt të çokollatës së zezë për parandalimin e infarkteve.

Ky studim i realizuar nga \'\'Monash University de Melbourne\'\' me 2 013 australianë dhe publikuar në \'\'British Medical Journal\'\' ka treguar efekte domethënëse nga çokollata me përqendrim të fortë kakaoje.

Konsumi i përditshëm, për një periudhë 10-vjeçare, i 100 gramë çokollate që përmban të paktën 70 për qind kakao do të mundësonte gjithashtu shmangien e 70 aksidenteve kardiake fatale dhe 15 jo fatale në një popullsi prej 10 000 personash.

\"Përfundimet tona theksojnë se çokollata e zezë mund të japë një alternativë ose një kompletim të terapisë mjekësore tek personat që shfaqin një rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare\'\', konfirmoi Ella Zomer.

Çokollata është e pasur me polifenol, antioksidues i fuqishëm natyror që ul stresin dhe redukton rreziqet kardio-vaskulare, tumoret dhe sëmundje të tjera kronike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)