19 Prill 2024

Çekia rikthen gjendjen e emergjencës shëndetësore si pasoj e koronavirusit

Pragë, 26 nëntor - Republika Çeke riktheu sot gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore mes numrit rekord të rasteve me COVID-19, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve CTK duke cituar kryeministrin Andrej Babis.

Vendosja e një gjendjeje të jashtëzakonshme i mundëson qeverisë të pezullojë disa të drejta, si liria për t’u mbledhur në grupe.

Ajo, gjithashtu, e lejon qeverisë të kërkojë nga studentët e mjekësisë që të punojnë në spitale.

Masat do të hyjnë në fuqi të premten dhe do të zgjasin 30 ditë, pas veprimit të kabinetit. Shkalla e incidencës shtatëditore e virusit në vend për 100 000 banorë është tani në 1 097.

Rreth 6,3 milionë në një popullsi prej 10,7 milionë banorësh janë plotësisht të vaksinuar. Shumë hotele dhe restorante tani lejohen t’u shërbejnë vetëm të vaksinuarve ose të shëruarve nga virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)