27 Prill 2024

Burrat më të prekshëm nga kanceri i lëkurës

Londër, 28 gusht - Burrat kanë 70 për qind më tepër shanse të vdesin nga kanceri i lëkurës se sa gratë, edhe pse numri i burrave dhe grave që diagnostikohen me këtë sëmundje është i njëjtë, sipas Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Britaninë e Madhe.

Sipas studiueseve, kjo ndodh ngaqë burrat nuk i drejtohen menjëherë mjekut kur kanë shenja të sëmundjes.

Po sipas studiuesve, është i ndryshëm vendi ku burrat dhe gratë kanë shenjat e kancerit të lëkurës, melanomës.

Burrat në gjoks dhe shpinë, kurse grate nëpër këmbë dhe krahë. Një gjë është e përbashkët dhe mirë që të zbatohet sipas këshillave të mjekëve, që si burrat edhe grate të përdorin krem mbrojtës kur dalin në diell

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)