02 Maj 2024

Brenda dhe jashtë Kosovës regjistrohen gjithsej 34 932 lindje

Prishtinë, 20 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Sociale ka publikuar  “Statistikat e Lindjeve 2012”.

Në këtë publikim janë regjistruar gjithsej 34 932 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Në Kosovë janë regjistruar 27 912 lindje, prej tyre janë 27 743 të lindur të gjallë, ndërsa 169 të lindur të  vdekur. Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 7020 lindje, të gjithë të gjallë.

Koeficienti i vitalitetit është 3.8 (gjithsej raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit është 110.7.

Koeficienti i lindjeve të vdekura- vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 6.0 promil.

Në institucione mjekësore kanë ndodhur 98.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është grup-mosha 25-29 vjeçare; me 34.9%, grup-mosha 20-24 vjeçare; me 25.1%, grup-mosha 30-34 vjeçare; me 23.4% dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 16.6%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave, që kanë lindur fëmijë në vitin 2012, është 27.9 vjeçare.

Fëmijën e parë e kanë lindur 39.5% e nënave; 30.5% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 18.5% e nënave kanë lindur fëmijën e tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 000-3 499 gr. ose 38.3%; 3 500-3 999 gr. ose 29.3%; 2 500-2 999 gr. Ose 15.3% etj. Foshnjat e lindura të gjalla, me peshë më të vogël se 1 000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë fillore të kryer me 40.5%; me shkollë të mesme 38.2 %; me shkollë të lartë dhe fakultetet me 12.1% etj.

Emri me frekuencë më të madhe (më i shpesht) për vitin 2012 për vajza ishte emri, Tuana (122) dhe Alea (119). Ndërsa, për djem ishte emri Leon (126) dhe Dion (103).

Binjakë u lindën 390 foshnja, ndërsa trinjakë e më shumë, u lindën 26 foshnja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)