03 Maj 2024

Bordi i SHSKUK-së, premton reformë në sistemin shëndetësorë

Prishtinë, 25 mars - Drejtues të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (BSHSKUK) të shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ferid Agani dhe Sekretari Permanent, Dr. Gani Shabani, sot kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Agani tha se, sot është një ditë e shënuar  për shëndetësinë e Kosovës  ngase edhe praktikisht po nis punën  BSHSKUK, drejtë realizimit të reformave në shëndetësi.  Sipas tij, të gjitha përgjegjësitë në organizimin e shëndetësisë së vendit nga niveli politik po kalojnë tek ky Bord, pra tek kryesuesi  i Bordit dhe anëtarët e tjerë,   emërimin e të cilit e kishte bërë Qeveria e Kosovës, me propozimin e tij, siç parashihet me Ligjin për Shëndetësi.

“ Sot është një ditë historike për shëndetësinë e Kosovës,  po e ndjejë dhe përjetojë  reformën, është konstituuar Bordi i SHSKUK, i cili në  qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin, do të ketë integrim të shërbimeve shëndetësore, shfrytëzim më të mirë të resurseve humane, aparaturës ekzistuese, menaxhim më të  mirë të financave, ngritje.

 dhe avancim të shërbimeve të përgjithshme në nivel të tërë shëndetësisë”, theksoi Ministri Agani.
 
Ai  potencoi se është në procedurë konkursi për  zgjedhjen e drejtorit financiar dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSUK-së, me ç’rast   të gjitha kompetencat për menaxhim do t’i kalojnë bordit të SHSUK. 

Në anën tjetër, Prof. Isuf Dedushaj, kryesuses i Bordit të SHSKUK-së, tha se  menjëherë pas emërimit, bordi ka filluar punën e tij,  duke miratuar Statutin, përgatitur rregulloren  e punës dhe planin e punës. 

“Do të kërkojmë që të kemi shpejtë çmimoren për faturim të të gjitha shërbimeve shëndetësore që ofrohen në sektorin publik, meqë kryhen operacione që kushtojnë shtrenjtë dhe nuk faturohen. Po ashtu do të shikojmë shfrytëzimin e kapaciteteve për secilën njësi, qoftë të hapësirës apo të kapaciteteve humane, gjithherë duke u bazuar në normativat e OBSH-së” pohoi  Prof. Dedushaj.

Dr. Gani Shabani, Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se ka përkrahur dhe do të përkrahë çdo reformë në sistemin shëndetësorë, e cila do të jetë në të mirë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientëve.

Dr. Shemsi Veseli, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe njëherit anëtar i bordit të SHSUK-së, theksoi se  qëllimi  i tërë ndryshimeve dhe reformave në sistemin shëndetësorë është avancimi i shërbimeve shëndetësore.  Sipas tij, Bordi do të punoj që të ketë planifikim më të mirë për realizim të projekteve në të mirë të gjithë shëndetësisë dhe pacientëve në veçanti.
 
Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, njoftoi në lidhje me punët  dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon QKUK. Ai ofroi bashkëpunim të plotë dhe përkrahje  për Bordin e SHSKUK-së, në të mirë të përmirësimeve të përgjithshme në tërë sistemin shëndetësorë të vendit.

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinike Universitar të Kosovës, është emëruar me 29 janar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe përbëhet nga 7 anëtarë, një përfaqësues nga  MSH, QKUK,  QKUSK, Instituti Kombëtarë i Shëndetit  Publik,  Spitalet Rajonale, Mjekësia  primare dhe  drejtori financiar.

Bordi i jep llogari Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)