27 Prill 2024

Barnat serbe “helmojnë” Kosovën

Prishtinë, 14 gusht - Barnat e prodhuara në Serbi kanë zaptuar një pjesë të madhe të tregut të Kosovës, ndërsa ekspertët vendorë të shëndetësisë alarmojnë se këto produkte farmaceutike nuk janë aspak të sigurta për shëndetin e qytetarëve.

Përpos barnave serbe që hyjnë legalisht nëpërmjet pikave kufitare, një sasi e konsiderueshme e tyre hyn ilegalisht në vend, duke u kontrabanduar, nëpërmjet rrugëve malore.

Madje në disa qytete të Kosovës së fundi janë gjetur barna edhe me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, ka thënë për “Zërin” se së fundi nuk ka pasur asnjë importim të barërave serbe në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, të pezullimit të tri kompanive që kanë qenë të licencuara që t’i eksportojnë produktet e tyre. Mirëpo, ditë më parë policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një depo me barna ilegale serbe, të cilat kanë hyrë në vend ilegalisht.

Ilir Dushi potencon se për shkak të moslicencimit nga ana e Agjencisë për Produkte Medicinale në Serbi, kompanive “Hemofarm AD”, “Jugoremedia” dhe “FHI Zdravlje”, u është hequr marketing-autorizimi për tregtimin e produkteve të tyre në Kosovë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)