29 Prill 2024

Ban Ki-moon emëron shefin e ri të Misionit të OKB-së për Ebolën

New York, 12 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon emëroi Ismail Ould Cheikh Ahmed të Mauritanisë si të dërguarin e tij të posaçëm dhe kryetar të Misionit të OKB-së për emergjencën kundër Ebolës (UNMEER).

Ahmed do të zëvendësojë në këtë mision amerikanin Anthony Banbury, për të drejtuar në janar të vitit të ardhshëm misionin kundër Ebolës me seli në Gana, i cili që nga shtatori i këtij viti po bashkërendon përpjekjet e palëve për të luftuar virusin vdekjeprurës, thekson deklarata për shtyp e OKB-së.

Ndërkohë në deklaratë thuhet se Banbury, i cili u emërua shef i emergjencës kundër Ebolës në shtator do të kthehet në Nju Jork në janar të 2015 dhe nuk jepen motivet e zëvendësimit të tij.

Virusi Ebola u ka marrë jetën 6.533 vetëve dhe ka infektuar 18,118 të tjerë në tre vende të Afrikës Perëndimore, ndër të cilat më të prekurat janë Sierra Leone, Liberia dhe Guinea, thuhet në njoftimin e fundit të OBSH-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)