27 Prill 2024

Bahçeçi keqpëdorë të dhenat personale të pacientëve

Prishtinë, 3 tetor - Sot në Prishtinë Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka njoftuar publikun për përfundimet e inspektimit dhe shkeljet e gjetura në përpunimin e të dhënave personale nga spitali Bahçeci.

Zëvendës mbikëqyrësi kryesor Mentor Hoxhaj ka inspektuar shumicën e institucioneve shëndetësore në Kosovë, si ato publike dhe ato private.

Ai ka inspektuar regjistrat e hyrjeve dhe daljeve, sistemet e vëzhgimit me kamerë, marketingun e drejtpërdrejte, transferimin e të dhënave personale dhe përdorimin e të dhënave biometrike.

Shkeljet janë gjetur kryesisht në fushën e sistemeve të vëzhgimit me kamerë dhe përdorimin e të dhënave biometrike në këto institucione.

Pas pranimit të ankesës nga një qytetarë për shkelje gjatë përpunimit të dhënave personale nga institucioni privat i shëndetësisë Bahçeci, Agjencia filloi inspektimin e këtij institucioni në fund të shtatorit 2014.

Një numër i shkeljeve është gjetur, përfshi këtu mungesë të akteve të brendshme për të mbrojtur të dhënat personale në harmoni me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë.

Është konstatuar mungesa e dosjeve të stafit, përderisa institucioni nuk ka krijuar apo nënshkruar marrëveshje të ruajtjes së konfidencialitetit, në mes të stafit dhe institucionit. Për më shumë, është vërejtur rasti kur stafi ka përcjelle të dhëna personale të pacientit duke shkelur kështu ligjet vendore në këtë fushë, përderisa dosjet e pacientëve dhe informatat nuk janë të ruajtura sipas ligjeve vendore. 

Në përgjithësi, është vërejtur një numër i shkeljeve në trajtimin e të dhënave të ndjeshme nga ky institucion privat shëndetësor.

Mentor Hoxhaj nga Agjencia deklaroi se shkeljet e lartpërmendura të dhënave janë vetëm disa nga shumë shkeljet e evidentuara të ligjeve të Kosovës të lidhura më mbrojtjen e të dhënave personale nga ky institucion.

“Ne jemi duke i trajtuar ankesat e qytetarëve për shkeljeve gjatë përpunimit të dhënave personale shumë seriozisht.\"

\"Stafi i Agjencisë do të vazhdoj të punoj në mënyre intensive gjatë inspektimeve për të zbardhur të gjitha rastet në institucionet publike dhe private ku mund të ketë keqpërdorim të dhënave personale.\"

\"Sipas mendimit tim, pacientët meritojnë flenë qetë duke ditur që spitalet mbrojnë dhënat shumë të ndjeshme dhe private rreth shëndetit të tyre” shtoi Hoxhaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)