29 Prill 2024

Austria jep 4.6 milionë euro kredi për shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim përfaqësues të kompanisë austriake “Ostap”, të kryesuar nga drejtori menaxhues Christoph Gierlinger, zyrtari M. Moskaljov si dhe përfaqësuesja e saj për Kosovë znj. Alltene Krasniqi.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie që do të merret me implementimin e kredisë austriake prej 4.6 milionë eurove për shëndetësinë kosovare, kanë biseduar për nevojat e sistemit shëndetësor dhe prioritetet në investime.

Ministri Rrahmani e ka njohur delegacionin e kompanisë austriake me prioritetet në të cilat hyjnë edhe investimet në komuna për shëndetësi dhe angazhimet aktuale të Ministrisë së Shëndetësisë në zhvillimin e sektorit shëndetësor.

Pas këtij takimi, palët janë pajtuar të ketë takime të tjera në të cilat do të zbërthehen projektet dhe afatet e realizimit të tyre, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)