03 Maj 2024

Aspirina lufton kancerin Melanoma

New York, 20 qershor - Një studim i ri tregon se njerëzit që morën çdo ditë një dozë të ulët aspirine ose ibuprofen për të paktën tre vjet kanë 15 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancer melanoma në lëkurë.
 
Pra, mes 100 njerëzve me melanoma,15 prej tyre nuk do të ishin prekur nga ky lloj kanceri në qoftë se do të kishin marrë një dozë aspirine. Kanceri Melanoma ka aftësi të lëshojë metastaza dhe është kryesisht vdekjeprurës.
 
Dhe përfitimi kundër Melanomës ishte edhe më i madh për ata që morrën për të paktën 7 vjet një dozë më të lartë aspirine.
 
Ekziston idea se aspirina i kundërvihet kancerit duke bllokuar aftësinë e tumorëve për t’u zgjeruar. Ka njerëz që marrin aspirinë për të parandaluar goditjet në zemër. Por studimet e fundit tregojnë se aspirina mund të parandalojë rrezikun edhe nga llojet e tjera të kancerit.
 
Ndonjë mund të thotë se tani ekziston edhe një arsye më shumë për të marrë aspirinë. Por kjo këshillë mund të mos vlejë për të gjithë – Aspirina mund të shkaktojë gjakrrjedhje në stomak. Kështu, ndërsa shkencëtarët vazhdojnë duke kërkuar në të mirat e aspirinës, mjekët thonë se edhe këtë verë, mbrojtja më e mirë nga dielli është qëndrimi në hije.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)