08 Maj 2024

Arritje të mundshme në trajtimin e Sidës

Washington, 7 mars - Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara po flasin për disa trajtime mjekësore premtuese, të cilat mund të kurojnë SIDË-n.
 
Në një studim të publikuar sot në revistën mjekësore “The New England Journal of Medicine”, mjekët në Universitetin e Pensilvanisë morën qeliza gjaku të 12 pacientëve të prekur nga virusi HIV dhe përdorën një teknikë për heqjen e proteinës, gjë që lejon  virusin e Sidës t’u ngjitet qelizave të gjakut. Pastaj, mjekët i injektuan përsëri qelizat tek pacientët dhe për një muaj nuk u dhanë atyre ilaçet që merrnin kundër sidës.  
 
Virusi u rikthye tek të gjithë pacientët, me përjashtim të njerit prej tyre.  Por mjekët konstatuan se qelizat e trajtuara duket se ishin të mbrojtura nga virusi.  Rezultatet e këtij eksperimenti tregojnë që disa nga pacientët me HIV mund të mos përdorin më mjekime të përditshme për kurimin e infeksionit.
 
Ndërkohë, mjekët në një konferencë për SIDË-n  që u mbajt dje në Boston, njoftuan se një foshnje e dytë e lindur me HIV, tani nuk ka më shenja të virusit, falë trajtimit agresiv me ilaçe, menjëherë pas lindjes vitin e kaluar në një spital të Los Anxhelosit.
 
Rasti i parë i kurimit të një foshnjeje të lindur me HIV ndodhi në Misisipi, ku fëmija u kurua menjëherë pas lindjes me ilaçin antiviral dhe analizat e mëvonshme treguan se nuk e kishte më infeksionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)