01 Maj 2024

Aksion i AKP-së për dhurimin e gjakut

Prishtinë, 5 qershor – Sot në Agjencinë Kosovare të Privatizimit u zhvillua aksion humanitar i dhurimit të  gjakut nga zyrtarë të AKP-së.

Nga ora 10:00-12:00, në Selinë Qendrore të Agjencisë Kosovare të  Privatizimit, në prani të ekipeve të QKUK-së nga transfuzioni i gjakut u organizua aksion ku dhuruan gjak rreth 17% e stafit te selisë Qendrore.

Aksioni ishte në vazhdën e muajit të dhurimit të gjakut me moton “Dhuro gjak shpëto një jetë” me ç’rast falënderojmë stafin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për gatishmërinë e treguar dhe gjithashtu falënderojmë stafin e AKP-së për pjesëmarrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)