05 Maj 2024

AKPPM reagon ndaj reklamave të produkteve pa autorizim

Prishtinë 29 dhjetor - Pas reklamimeve të njëspasnjëshme të disa produkteve medicinale në mediat tona, pa aprovim nga departamenti i Autorizimit për Marketing në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe në bazë të këshillës shkencore nga Komisioni për Vlerësimin e Produkteve Medicinale, AKPPM njofton edhe njehërë të gjitha kompanitë farmaceutike që operojnë në Republikën e Kosovës, të kryejnë të gjitha procedurat e kërkuara në bazë të legjilacionit në fuqi për Produkte dhe Pajisje Medicinale, për promovim dhe reklamim të produkteve, pasi në të kundërtën, AKPPM është e obliguar që të marrë masa ndëshkuese ndaj kompanive përkatëse.

Për më shumë hollësi, mund t’i referoheni nenit 19 për Reklamimin dhe Promovimin e Produkteve Medicinale të Ligjit Nr. 04/L -190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale, të cilin mund ta gjeni edhe në Webfaqen e AKPPM-së, akppm.com.

Gjithashtu, AKPPM kërkon edhe nga mediat që të kenë kujdes gjatë aprovimit për transmetim të këtyre materialeve që gjithmonë të kërkohet autorizimi nga AKPPM, pasi informata që i transmetohet publikut, duhet të jetë e kontrolluar nga zyrtarët kompetent në mënyrë që të evitohen gabimet eventuale.







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)