05 Maj 2024

AKPPM dhe SHSKUK bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e farmacisë

Prishtinë, 15 gusht - Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, UD. i Kryeshefit Ekzekutiv të  Agjensionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) Mr.Ph.Arianit Jakupi takoi Drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr.Curr Gjocaj.

Me rastin e botimit të Regjistrit të Barnave, AKPPM do t’i dorëzojë 500 numra të Regjistrit të cilat do të shpërndahen për mjekët të cilët veprojnë në kuadër të Shërbimit Spitalor.

Me këtë rast u diskutua edhe për disa çështje që janë me rëndësi sa i përket pjesës së farmacisë e cila zhvillohet në kuadër të shërbimit spitalor me ç’rast, fillimisht do të fillohet me licencimin e barnatoreve qendrore të cilat funksionojnë në kuadër të spitaleve në Republikën e Kosovës.

Më tej, menjëherë pas licencimit të këtyre barnatoreve do të vihet edhe kontroll sa i përket barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, pastaj do të vazhdohet edhe me zbatimin e normave ligjore për shkatërrimin e produkteve medicinale me afat të skaduar si dhe me çështjet e tjera me rëndësi.

Gjithashtu, u diskutua edhe për shkëmbimin e kuadrove dhe përvojave të cilat do të jenë në dobi të dy institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)