28 Prill 2024

AKPM vazhdon të përfitoj nga përvoja e shteteve të zhvilluara

Prishtinë, 8 maj - U.D i Kryeshefit të AKPM - së, Mr.Ph.Arianit Jakupi dhe drejtori i Departamentit të Autorizimit për Marketing, Mr.Ph.Ardian Rugova po qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Londër, me ς\'rast janë takuar me drejtorin e Agjencisë për Produkte Medicinale të Britanisë së Madhe (Medicines and Healthace Products Regulatory Agency - MHRA) Dr.Ian Hudson, drejtorin e Departamentit të Licencimit - Autorizimit për marketing Dr.Siu Ping Lam si dhe drejtorin për marrëdhënie internacionale Dr.Sandor Beukers.

Temat e takimit kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë se Shëndetësisë dhe AKPM-së me MHRA, marrëveshje kjo e nënshkruar vitin e kaluar nga Ministri i Shëndetësisë Prof. Ferid Agani dhe ish - drejtori i MHRA Sir.Kent Wood.

Një nga pikat që u diskutua në këtë takim, është edhe pranimi i Autorizimit për Marketing të Britanisë së Madhe nga ana e MSH-së, për të shkëmbyer informatat e mbajtësit të Autorizimit për Marketing që kanë të bëjnë me kualitetin e produkteve medicinale.

Kjo përbënë interes të dyfishtë për AKPM-në, meqë kësisoj shtohet mundësia që në Republikën e Kosovës të ketë produkte sa më cilësore dhe po ashtu të regjistrohen edhe disa nga produktet të cilat nuk janë të regjistruara dhe nuk kanë as paralele të regjistruara.

Edhe trajnimi i stafit të AKPM-së në MHRA të Londrës, ishte temë diskutimi në këtë takim, për çfarë u tha se ato do të realizohen posa të dërgohen propozimet për trajnimet përkatëse, në mënyrë që pastaj të caktohet orari i tyre.

Kësisoj, AKPM ka edhe një mundësi shtesë që të përfitoj nga përvojat e shteteve të zhvilluara në ngritjen e kapaciteteve të veta, për të zbatuar misionin e AKPM-së - që është mbrojtja e shëndetit publik të popullatës nëpërmjet garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale të plasuara në tregun e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)