29 Prill 2024

AKPM dhe HALMED nënshkruan Protokollin për bashkëpunim

Prishtinë, 27 shkurt - Agjenica e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kroate të Produkteve Medicinale – HALMED, përmes së cilës palët do të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione mbi autorizimin për marketing për produkte dhe pajisje medicinale,  kontrollën e cilësisë së produkteve medicinale, farmakovigjilencën, informimin e punonjësve shëndetësorë dhe edukimin e punonjësve shëndetësorë në lidhje me produktet dhe pajisjet  medicinale.

Palët, po ashtu, do të shkëmbejnë informacione mbi iniciativat e reja legjislative dhe punët  praktike në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ekspertët e të dy agjencive, në kontakte të përbashkëta me njeri tjetrin do të shkëmbejnë përvojat praktike dhe do të informohen për çështjet me interes të përbashkët dhe do të identifikojnë problemet në procedurat me të cilat ballafaqohen, të cilat me konsultime të ndërsjella mund të jenë dobiprurëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)