02 Maj 2024

Agani u nderua me mirënjohje nga Shoqata “Kosovalilar”

Prishtinë, 22 prill - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Kulturore “Kosovalilar” me seli në Stamboll, me ç’rast edhe u nderua me mirënjohje për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve në mes dy popujve dhe kontributin në shëndetësi.

Mirënjohja Kryetarit Agani iu dorëzua nga Faruk Sakirler, kryetar i shoqatës kosovare në Stamboll, i cili i premtoi kryetarit të PD-së se do të angazhohen edhe më tutje që lidhjet mes dy popujve të fuqizohen si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë politik e ekonomik.

Edhe kryetari Agani, falënderoi drejtuesit e kësaj shoqate dhe u zotua se do të angazhohet që miqësia mes dy popujve të kultivohet dhe të ruhet edhe në të ardhmen, ngase dy popujt ndajnë së bashku shumë vlera të përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)