03 Maj 2024

Agani takon përfaqësuesit e Shoqatës “ Care For Kosovo Kids”

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot përfaqësuesit e shoqatës holandeze “Care for Kosovo Kids”, të udhëhequr nga znj. Marianne Fennema.

Ministri Agani falënderoi shoqatën nga Holanda, për ndihmën e vazhdueshme që kjo organizatë po i jep sektorit të shëndetësisë kosovare.

Gjatë takimit u shqyrtuan mundësit e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me këtë shoqatë në aspektin e trajtimit të fëmijëve me leukemi dhe kancer.

Qendra Spitalore Universitare e Kosovës (QKUK) ditë më parë, është pajisur me  makina të reja për larje, tharje dhe hekurosje në vlerë  rreth 200 mijë euro, donacion nga organizata “Care for Kosova Kids” dhe  Kompania “Imesa” nga Holanda.

Më herët, organizata “Care for Kosova Kids”, po ashtu, ka dhënë kontributin e saj në shëndetësinë kosovare duke i mbështetur sistematikisht shërbimet e hematologjisë në  Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)